Me palestër, pishinë dhe fushë tenisi/ Me biletën 10 paund, 71-vjeçarja fiton rezidencën marramendëse

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 15:44
Me palestër, pishinë dhe fushë tenisi/ Me biletën 10 paund, 71-vjeçarja fiton rezidencën marramendëse

Një gjyshe e 10 nipërve dhe mbesave ka fituar një rezidencë prej 3.5 milionë paund në Cotswolds, e cila përmban një palestër, fushë tenisi, pishine dhe kinema.

Dhe e dini se sa i ka kushtuar kjo super shtëpi 71-vjeçares? Vetëm 10 paund, çmimi i biletës së lotarisë. Susan Havenhan me origjinë nga Sussex, fitoi çmimin e madh në fushatën e Omaze me RSPCA që mblodhi 1 milion paund.

Susan dhe bashkëshorti John ishin me pushime në jug të Francës kur morën një telefonatë për t’u thënë se kishin fituar. Fillimisht ata nuk e besonin dot dhe dëgjohej John që i thoshte asaj që të mbyllte telefonatën.

Më pas zyrtarëve të Omaze u desh që të flisnin me vajzën e tyre, e cila jeton në vendin fqinj. Ajo ka kontaktuar prindërit dhe i ka bindur se kanë fituar me të vërtetë.

Rezidenca në djalë ka gjashtë dhoma gjumi, një kuzhinë moderne, banjë me suitë, sauna dhe një pamje të mrekullueshme të fshatit Cotswolds. Shtëpia është trekatëshe dhe ka një sipërfaqe prej 10 000 metrash katrorë.

Prona vjen totalisht e mobiluar, pa hipoteke dhe ka te gjitha tarifat e vulës dhe të mbuluara. Susan iu dha gjithashtu 50,000 paund për ta ndihmuar atë të vendosej.

“Daily Mail” shkruan se varet nga Susan se çfarë do të bëjë me pronën, që mund të zgjedhë për të jetuar në të, për ta nxjerrë me qira ose për ta shitur atë.

(Kosova Sot Online)