Sot varroset 45 vjeçari që vdiq në vendin e tij të punës në Prishtinë

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 16:17
Sot varroset 45 vjeçari që vdiq në vendin e tij të punës në Prishtinë

Punëtori 45 vjeçar, Jakup Berisha ndërroi jetë të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve të marra në vendin e punës.

Ai do të varroset sot në varrezat e fshati Zakut, të Podujevës.

45 vjeçari ra nga një lartësi në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Ndryshe, rastin e kishte konfirmuar  edhe Policia e Kosovës, ku në përgjigjen e tyre thuhej se rasti ishte iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

(Kosova Sot Online)