Miftaraj: Komisioni i Venecias ka konstatuar se propozimi i qeverisë për Byronë ka të meta të mëdha

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 16:59
Miftaraj: Komisioni i Venecias ka konstatuar se propozimi i qeverisë për Byronë ka të meta të mëdha

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj thotë se sipas Komisionit të Venecias propozimi i qeverisë për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë ka të meta të mëdha.

Miftaraj tha se edhe opinioni i Komisionit të Venecias për vetting nuk është siç ka propozuar qeveria.

“Jane dy opinione te Komisionit te Venecias, nje per Vetting dhe nje per Byro. Interesant sesi te njejtat dokumente, lexohen dhe kuptohen ndryshe nga politika, ndryshe nga juristet. Vetting po, por Jo si eshte kerkuar. Sidoqofte, fillim i mirë, dhe tash kërkesa te zbatohet ne praktike pike per pike sipas rekomandimeve ne opinion. Sfida, te binden partneret nderkombetare dhe konsensus politik. Byroja Jo si eshte propozuar. Propozimi i qeverisë të meta te medha qe cenojne sigurine juridike, cenojne sistemin aktual, cenon te drejtat dhe lirite themelore, sipas Komisionit te Venecias”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10158937652233601

(Kosova Sot Online)