Kaq mund të zgjasë lufta në Ukrainë, sipas NATO-së
NATO-ja ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.
Paralajmërimi i aleancës për një luftë të zgjatur vjen ndërsa Rusia ka shtuar sulmin në Ukrainën lindore, raporton Al Jazeera.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zvarritet me vite dhe bën thirrje për furnizimin me më shumë armatime për trupat ukrainase.
Ushtria e Ukrainës thotë se ka pësuar një pengesë në Metolkine, një fshat në juglindje të qytetit kyç të Severodonetsk.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka vizituar linjat e frontit në Mykolaiv dhe Odesa, duke deklaruar se trupat ukrainase “do të fitojnë patjetër” kundër Rusisë.
(Kosova Sot Online)
