Rama: Qentë lehin karvani ecën, nuk dua të përzihem në jetën politike në Kosovë

  • E.K /
  • 20 June 2022 - 14:22
Rama: Qentë lehin karvani ecën, nuk dua të përzihem në jetën politike në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pas nënshkrimi të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve se me qeverinë e Kosovës ka raporte të shkëlqyera gjegjësisht me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Rama ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy qeverive e ku ka thënë se shkëmbimin tregtar midis dy vendeve arrijnë ta qojnë në një miliard euro.

“Albini e tha me fjalë tjera, unë me shifra volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë 136 milionë euro, një volum qesharak, sot jemi ne 433 milionë euro që nuk është ende volumi që ne kemi ambicie të arrijmë duam të shkojmë mbi 1 miliard”, tha ai.

“Me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve dhe atyre të kaluarave, shpresoj që ky të konsiderohet një fakt e jo spekulime të natyrës politike dhe nuk dua të ëprfshihem në jetën politike të Kosovës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)