Konjufca kthehet nga Haga, do të takohet me Kurtin

  • E.K /
  • 20 June 2022 - 14:50
Konjufca kthehet nga Haga, do të takohet me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media, ka folur për takimet me krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ai tha se ka vlerësuar që “është më e udhës” që t’i takoj avokatët mbrotjës të të “gjithë luftëtarëve të UÇK-së”.

“Unë kam vlerësuar që është më e udhës që t’i takoj avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar një vit e gjysmë prej se mbahen në paraburgim, ndërkaq kryetari i kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur të takohem me të pas vizitës së bërë dhe këtë do ta bëj aspak më larg se sot”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)