Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden i heq dilemat, 100% në mbështetje të Kosovës

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden i heq dilemat, 100% në mbështetje të Kosovës
Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden i heq dilemat, 100% në mbështetje të Kosovës

Dardan Grapci

  • 20 June 2022 - 07:20

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Është lajm i mirë që Presidenti i SHBA-s, Joseph Biden e ka futur edhe Kosovën në dekretin e tij për këto masat emergjente, për kruhet që do të ju vendosen shteteve dhe liderëve të tyre abuzues me ligjin dhe të rrezikshëm për paqen dhe demokracinë. Liderët Kosovar duhet të kuptojnë që me Amerikën nuk bëhet hajgare.

Prandaj mua personalisht po më gëzon fakti që në këtë listë janë vetëm politikanët, dhe nuk po dënohen qytetarët e Kosovës. Krejt kjo situatë e cila është krijuar është për fajin e ish Presidentëve dhe Presidentes, dhe ish Kryeministrave dhe ministrave, prandaj duhet të ketë shumë kujdes Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministrit aktual Albin Kurti. Albin Kurti duhet të ndryshoje mendim për shumë çështje.

Duhet të pozicionohet 100% pro politikës amerikane dhe perëndimit miqësor ndaj Kosovës. Nuk duhet te kapet me komunistë siç janë rusët dhe satelitët e tyre. Dihet se nuk bën të lejohet që të luhet me zjarr herë lindjen e herë me perëndimin. Albin Kurti që nga momenti kur e ka marr pushtetin për ta krijuar Qeverinë Kurti 2, ka marr shumë kritika se filluar ti anuloj projektet amerikane, duke i zëvendësuar me ato projekte të ndikimit të vendeve të lindjes, që mundë të jenë për interesat ruso serbe ose turko- ruse. Kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë. Është shumë me interes për Kosovën që Joseph Biden më në fund duke e marre timonin në dorë është duke e forcuar politikën amerikane në raport me Kosovën, duke u rreshtuar seriozisht në mbrojtje të Kosovës nga armiqtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".