Turistët përjetojnë tmerrin në ajër, bllokohet teleferiku dhe zbresin me litar

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 08:18
Turistët përjetojnë tmerrin në ajër, bllokohet teleferiku dhe zbresin me litar

Shkuan për të parë pamjen mahnitëse të maleve Shivalik në Indi, por turistët përjetuan momente tmerri.

Një teleferik mbeti në ajër në malet e Indisë, ndërsa turistët nisën të zbresin me një litar, duke rrezikuar jetën në qindra metra lartësi.

Disa arritën të zbresin me litar, ku një prej tyre duket edhe në një video të bërë virale në internet, ndërsa të tjerë, mes tyre edhe fëmijë, qëndruan disa orë para se të mbërrinin grupet e shpëtimit t’i ndihmonin. Ata përdorën një tjetër teleferik për të shpëtuar turistët./A2/

(Kosova sot Online)