Rama ndan video, tregon se si do të duket Porti i Thatë i Prishtinës dhe ai i Durrësit

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 10:15
Rama ndan video, tregon se si do të duket Porti i Thatë i Prishtinës dhe ai i Durrësit

Projekti për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano, i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, përveç rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve pritet të kthejë Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot projektin për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto-Romano që do të lidhet me Portin e Thatë në Prishtinë, duke përdorur hekurudhën Durrës-Prishtinë, një projekt ambicioz i prezantuar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt dje në Prishtinë nga kompania holandeze “Royal Hackoning”.

“Projekti ambicioz i Portit të ri të Durrësit, paraqitur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut”, u shpreh Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Porto-Romano do të ketë një sipërfaqe prej 400 hektarë me kapacitet prej 2 milionë kontejnerë deri në 50 milionë tonelata. Po ashtu parashikohet të presë deri në 1 milion pasagjerë. Nëpërmjet këtij projekti distanca me Prishtinën pritet të shkurtohet në 265 kilometra.

https://fb.watch/dNe4hsdt2A/

(Kosova Sot Online)