“Ose do të vritet, ose do të vdesë”, mendimet e rusëve se si do të largohet Putini nga pushteti

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 10:32
“Ose do të vritet, ose do të vdesë”, mendimet e rusëve se si do të largohet Putini nga pushteti

Gazetarët e Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, i kanë pyetur njerëzit nëpër Rusi se si dhe kur mendojnë ata se presidenti rus, Vladimir Putin, do të largohet nga pushteti, dhe se çfarë ndryshimesh do të mund të sillte largimi i tij.

Përgjigjet ishin të ndryshme: nga “Ai ose do të vritet, ose do të vdesë” dhe “Uroj ta rrëzojë ndonjë sëmundje sa më shpejt të jetë e mundur”, deri te “Unë nuk shoh kandidatë tjerë. Vetëm Putinin”.

“Mendimi im është se Rusia do të copëtohet. Ai ose do të vritet, ose do të vdesë. Ka për të vdekur herët a vonë”, thotë njëra prej të intervistuarve.

“Unë nuk shoh kandidatë tjerë. Vetëm Putinin. Është vështirë ta thuash. Unë mendoj se ai do të largohet vetëm kur të dalë ndonjë kandidat tjetër i përshtatshëm, por nuk e shoh një të tillë aktualisht”, thotë një tjetër.

Një tjetër rus shpreson në një “president normal” pas Putinit.

“Do të ketë president normal pas Vladimir Putinit. Ai do të jetë i gjallë, i shëndetshëm, racional dhe i kthjellët. Të tillë nuk e kemi tani. I tillë do të jetë pas Vladimir Putinit. Nuk ka fare rëndësi kush do të jetë pas tij. Kushdo tjetër do të jetë më i mirë, pa dyshim”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)