Kërkohet shkarkimi i bordit të ZRRE, Kusari-Lila: Nuk është e pranueshme në këtë kohë krize

  • G.G /
  • 21 June 2022 - 12:16
Kërkohet shkarkimi i bordit të ZRRE, Kusari-Lila: Nuk është e pranueshme në këtë kohë krize

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me deklarata në lidhje me ZRRE-në ku thotë se nuk ka qenë transparente me Komisionin për Ekonomi, teksa ka kërkuar edhe shkarkimin e këtij bordi.

Deputetje e LDK-së, Valentia Bunjaku Rexhepi thotë se kriza energjetike është paralajmëruar prej kohësh por, sipas saj ZRRE nuk e ka pranuar këtë dhe nuk ka bashkëpunuar me komisionin.

“Ne kemi paralajmëruar që do të ketë krizë energjetike, por ZRRE nuk e ka pranuar këtë dhe pas dy muajsh ka vazhduar kriza energjetike, ZRRE nuk ka bashkëpunuar me ne si komision, ajo ka bërë shkelje, në mbrojtje të konsumatorit, ka dështuar ZRRE, kur është rritur energjia, i ka përjashtuar komunat veriore për tarifat edhe Avokati i Popullit ka thënë se ka pasur diskriminim nga ZRRE-ja”, tha Bunjaku-Raxhepi.

Teksa është kërkuar shkarkimi i bordit të ZRRE-së nga opozita, Mimoza Kusari Lila e ka kundërshtuar këtë mocion duke u shprehur se është e papranueshme një gjë e tillë në këtë kohë krize.

“Të shkarkohet bordi i ZRRE-së në këtë kohë të krizës, nuk është e pranueshme”, tha ajo duke cituar ligjet se në cilat rast shkarkohet bordi.

Në anën tjetër, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se Qeveria e Kosovës dhe ZRRE kanë afërsi me njëra-tjetrën dhe sipas tij kanë vepruar në mënyrë jo të barabartë me çmimet dhe qytetarët.

“ZRRE ka komunikuar me qeverinë, kanë treguar që janë afër me qeverinë, kanë vepruar në mënyrë jo të barabartë me qytetarët dhe çmimet, tani kur jemi te shtrenjtimin, e kanë rënduar jetën e qytetarëve me shtrenjtimin e energjisë, kjo është e papranueshme”, ka thënë Lekaj.

(Kosova Sot Online)