Rama lë të kuptohet se bashkë me Vuçiqin dhe Kovacevskin do ta refuzojnë Samitin e BE-së

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 14:12
Rama lë të kuptohet se bashkë me Vuçiqin dhe Kovacevskin do ta refuzojnë Samitin e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lënë të kuptohet se bashkë me Aleksander Vuçiqin dhe Dimitar Kovacevskin nuk do të bëhen pjesë e samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Rama ka thënë se duket që në fund të atij Samiti, përsëri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin një “jo, më fal”.

Në reagimin e tij, Rama në fund thotë se i gjithë Bashkimi Evropian është rrëmbyer nga Bullgaria, dhe sipas kreut të Qeverisë shqiptare një spektakël i tillë s’është i mirë për t’u parë.  

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)