Ish-kryediplomatja kosovare pas marrëveshjes për energjinë: Duhet hapur sytë për këtë detaj

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 14:35
Ish-kryediplomatja kosovare pas marrëveshjes për energjinë: Duhet hapur sytë për këtë detaj

Për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, ka folur edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla.

Ajo në një postim në Facebook ka pyetur se a do t’i respektojë kompania serbe “Elektrosever” ligjet e Kosovës kur të aplikojë për licensim në ZRRE e ARBK.

Haradinaj tha se mediat dhe opozita duhet të jenë syhapur dhe qeveria të ofrojë transparencë të plotë gjatë procesit.

“Kujtoj se në të kaluarën kishte disa aplikime të dështuara (lexo: refuzuara nga institucionet e Kosovës) sepse kompania në fjalë refuzonte t’u përmbahej rregullave të Kosovës duke dëshiruar pavarësi të plotë në veri!”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)