Shala – Kurtit: Ju keni kthy në punë në KEK këshilltarë tuaj personal që i kanë marrë 24 paga

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 12:49
Shala – Kurtit: Ju keni kthy në punë në KEK këshilltarë tuaj personal që i kanë marrë 24 paga

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën e sotme ka folur rreth situatës energjetike në vend, duke i drejtuar edhe disa kritika për kryeministrin Kurti.

Ai tha se duke e menaxhuar KEK-un, Kurti po e vazhdon gjakderdhjen financiare, ndërsa “sot 70 për qind të sektorit energjetik janë me ushtrues të detyrës”.

Shala, duke iu drejtuar Kurtit, u shpreh se ushtruesit e detyrës në divizone të prodhimit e menaxhimit janë “militantë”.

“Bire ndërprerjen e gjakderdhjes financiare dhe nale, por ju personalisht duke e menaxhu KEK-un gjakderdhjen financiare po e vazhdoni. Mbi 70 milionë euro, kompania turke ia ka KEK-ut borxh dhe ju asni za se bani, asni veprim juridik që ua lejon ligj e rregullat. Ju po e vazhdoni jashtëzakonisht keq dhe shumë gjakderdhjen financiare në energjetikë. Ju keni derdh qindra milionë euro në sektorë, pa asnjë bazë ligjore. Tash i keni  ndërprerë, ministri i Financave në gjysmë i ka lanë. Ju gjakderdhjen financiare po e vazhdoni me tendera në KEK, ju keni shtyrë emontin për shkak të gjetjes së alternativave dhe partnerëve tuaj, me anë të disa këshilltarëve që jashtëligjshëm po e menaxhon KEK-un. Ju keni kthy në punë në KEK këshilltarë tuaj personal, që i kanë marrë 24 paga, janë shku në pension dhe tash po e menaxhojnë KEK-un përsëri në mënyrë të jashtëligjshme me kontrata mbi vepër… Situata energjetike në vend është e keqe. Ta përmenda shkurtimisht, është dashur të restaurohet termocentrali në vitin 2021, e ke shty jashtëligjshëm, jashtë shkencës, jashtë teknologjisë. Sot ke shpall tender, nuk mund të realizohet deri në vjeshtë, vjeshta na pret, këtu do të jemi… Sot 70 për qind të sektorit energjetik, kryeministër, i ki me ushtrues të detyrës, të gjitha divizionet të prodhimit, të thëngjillit, të menaxhimit i ki me ushtrues detyre, me militantë… E ki para kolapsit edhe Trepçën, puëntorëve në Trepçë nuk je duke ua pagu Trustin.

(Kosova Sot Online)