Borisov “pro” që Maqedonisë së Veriut ti çelet rrugë për anëtarësim, rrit presionin mbi Qeverinë

  • G.G /
  • 22 June 2022 - 13:08
Borisov “pro” që Maqedonisë së Veriut ti çelet rrugë për anëtarësim, rrit presionin mbi Qeverinë

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka folur sot në një konferencë për media, ku si lider i opozitës bullgare ka thënë përkrahje për propozimin e Francës për kornizën negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Teksti i propozimit francez për kornizën negociuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut në është shumë i mirë”, ka thënë Borisov.

Borisov tutje ka akuzuar kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, se ka gënjyer miqtë ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, derisa i ka bërë thirrje që të thërras Këshillin e Ministrave për të bërë propozime dhe për t’i çuar ato në Parlament, shkruan novinite.com.

Ish-kryeministri bullgar ka treguar se ka folur me deputetët e partisë së tij për të përkrahur dhënien e dritës jeshile për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

“Pra, Petkov duhet të thërrasë menjëherë një mbledhje të Këshillit të Ministrave, për të bërë propozime, për të ardhur në parlament”, ka thënë Borisov.

https://www.facebook.com/watch/?v=1400334263778821

(Kosova Sot Online)