24-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Pejë, Policia jep detaje

  • G.G /
  • 22 June 2022 - 13:22
24-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Pejë, Policia jep detaje

Një 24-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Pejë, sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot rreth orës 05:30 policia është njoftuar nga familjarët që e kanë gjet viktimën në banesë të shtrirë. Policia ka dal në vend të ngjarjes, po ashtu dhe emergjenca dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e tij. Prokurori i rastit urdhëroi që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion. Ndërkaq, rasti cilësohet si ‘hetim i vdekjes’ “, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)