Tahiri: Kryeministër Kurti, marrëveshjes që u nënshkrua i keni thënë legalizim i Serbisë në Kosovë

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 13:42
Tahiri: Kryeministër Kurti, marrëveshjes që u nënshkrua i keni thënë legalizim i Serbisë në Kosovë

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se marrëveshja që u nënshkrua dje në fushën e energjisë mes Kosovës dhe Serbisë e ka bazën në vitin 2013 dhe 2015, marrëveshje të cilës, kryeministri Kurti sa ishte në opozitë e quante legalizim të Serbisë në Kosovë.

“Dje qeveria e Kosovës nënshkroi një marrëveshje me Serbinë për energji, për një marrëveshje që bazën e ka në vitin 2013 dhe 2015. Ju më 10 shtator 2015 kësaj marrëveshje i keni thënë legalizim i Serbisë në Kosovë”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se si AAK i kanë dhënë mbështetje marrëveshjes dhe kërkojnë që ajo të monitorohet.

“Për të cilën marrëveshje si subjekt politik kemi bërë analizën e 9 pikave dhe i kemi dhënë mbështetje duke e ditur se e përmirëson situatën prej asaj që jemi sot. Udhërrëfyesi nëse hyn në zbatim të plotë do ta përmirësojë, nëse nuk hyn në zbatim do ta rëndojë gjendjen në vend. Kërkojmë që të monitorohet zbatimi i saj”, tha Tahiri.

(Kosova Sot Online)