Haxhiu – Kurtit: Ne nuk ju gjuajtëm me vezë si ju Isa Mustafën

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 14:02
Haxhiu – Kurtit: Ne nuk ju gjuajtëm me vezë si ju Isa Mustafën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë të mërkurën gjatë seancës së Kuvendit se opozita nuk e gjuajti me vezë kryeministrin Albin Kurti siç kishte vepruar ai ndaj Isa Mustafës në vitin 2015.

Haxhiu ka theksuar se marrëveshja e 21 qershorit për energjinë është e njëjta me atë të vitit 2013.

“Nuk të gjuajtëm me vezë sikur ti që e ke gjuajtur Isa Mustafën, por ta argumentuam se marrëveshja është e njëjta”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu i PDK-së po ashtu i ka thënë Kurtit se gjatë kësaj kohe ka ndodhur tri protesta të punëtorëve shëndetësorë.

Kështu kërkoi që kryeministri të ketë vëmendjen ndaj krizës sociale në vend. 

(Kosova Sot Online)