“Përshëndet, ulu, largohu…”, Joe Biden tregon pa dashje letrën me udhëzimet e sakta se çfarë duhet të bëjë

  • E.K /
  • 24 June 2022 - 12:36
“Përshëndet, ulu, largohu…”, Joe Biden tregon pa dashje letrën me udhëzimet e sakta se çfarë duhet të bëjë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zbuluar pa dashje një letër me udhëzime ndaj tij.

Në këtë letër lexohen qartë të gjitha gjërat që ai duhet të bëjë në një event me drejtorë të bizneseve industriale, përfshirë dhe kur duhet të përshëndesë, kur duhet të ulet dhe kur të largohet.

Gjithashtu, në letër, 79-vjeçari Biden udhëzohet t’i flasë disa njerëzve të caktuar, t’i pyesë dhe t’i falënderojë para se të largohet./A2CNN

(Kosova Sot Online)