I nxehti afrikan vjen në Shqipëri, si parashikohet moti për sot

  • S.A /
  • 25 June 2022 - 08:49
I nxehti afrikan vjen në Shqipëri, si parashikohet moti për sot

I nxehti afrikan ka mbërritur në Shqipëri. Në vend vijojnë prezente masat ajrore me origjinë Afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu në ekstremin verior të vendit.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë nën mbizotërimi e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

Ndërsa Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere. Po ashtu, Europa Lindore dominohet nga vranësira të dendura por nuk priten reshje.

Republika e Kosovës

Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e Kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në shumë zona të Kosovës, parashikohet të ketë reshje shiu në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e m otit të kthjellët por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë Maqedoni, duke krijuar mundësi për shira në skajin verior. Kjo situate e motit të qëndrueshëm do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

(Kosova Sot Online )