Parashikimi i motit nga sot deri me 1 korrik, temperatura deri në 35 gradë

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 08:06
Parashikimi i motit nga sot deri me 1 korrik, temperatura deri në 35 gradë

Java do të karakterizohet me mot të nxehtë. Kjo situatë vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira  dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj  te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.

(Kosova Sot Online)