Bllokimi i liberalizimit të vizave për Kosovën vjen i ndikuar kryesisht nga Franca mike e Serbisë

Bllokimi i liberalizimit të vizave për Kosovën vjen i ndikuar kryesisht nga Franca mike e Serbisë
Bllokimi i liberalizimit të vizave për Kosovën vjen i ndikuar kryesisht nga Franca mike e Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 27 June 2022 - 07:57

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Deklaratat e dhëna për mos liberalizim te vizave, nga përfaqësuesit e ndryshëm, nuk kanë mbështetje faktike. U deklarua për të deklaruar diçka, pa ndonjë fakt që tregon shkakun e vërtetë të mos liberalizimit të vizave. Ata e dinë qartë se Franca është pengesa kryesore. Franca është krijuesja e shtetit serb. Parisi e zgjeroi si shtet në tokat shqiptare. Mbi këtë dhe për këtë nuk po bëhet as liberalizimi i vizave për Kosovën. Nuk ka shkak tjetër. Shkaku është te Franca.

-Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk u bë. Zaten as që u shtrua në takim të shteteve të BE-së në Bruksel. Përsëri doli Franca kundër liberalizimit. Me takim në Bruksel fare nuk u diskutua liberalizimi. Me presion tr Francës nuk doli si temë. Duket dhe besoj se tek Franca qëndron fakti politik si shkak pse nuk u paraqit tema e liberalizimit në takim. Nuk u tha shkaku, por nga qëndrimet mund të konstatohet fakti i qëndrimit të BE-së dhe të Francës. Ka fakte të bollshme që tregojnë pse Franca është kundër. Pa u futur thellë në histori, duke qëndruar në dy a tri deceniet e fundit, del se Franca është udhëheqësja e tërë gjendjes së krijuar në veri të Kosovës.

Ndarjen de-fakto tek ura e Ibrit dhe në veri e bëri Franca. Me vendosjen e ushtrisë franceze në veri të Kosovës u vu kufiri tek ura e Ibrit. Nën komandën e ushtrisë franceze u detyruan shqiptarët të largohen nga tokat, shtëpitë dhe banesat e veta nga veriu i Kosovës. Mendohet se ishin rreth 12 mijë familje. Tërësisht u bë spastrimi i veriut nga shqiptarët me dhunë. Nuk u lejuan kurrë të rikthehen në vendet e veta.

Franca lejojë formimin e grupit kriminal me emrin 'Rojet e Urës së Ibrit". U formua pushteti serb dhe u ndërlidhën këto vende me Serbinë. Nuk lejoj ushtria e Francës intervenimin dhe shtrirjen e pushtetit të Republikës në veri. U krijua një shtet tjetër serb në Kosove. Tash kemi një pavarësi të veriut nga Prishtina dhe këtë gjendje de-fakto të shtetit serb në Kosovë pretendohet të krijotet një shtet serb edhe de-jure. Asociacioni për të cilin qëndron ashpër Franca është shkaku kryesor pse nuk u paraqit fare çështja për diskutim e vendosje në Bruksel. Thjeshtë e lidhen dialogun me shtetin serb me liberalizimin e vizave. Është abstrakte të mendohet se veriu i krijuar nga Franca të mos e merr edhe statusin juridik në kuptimin e organizimit të pushtet në shtet.

Nuk u krijua veriu që të humbi tash. Formimi dhe zgjerimi i shtetit serb është bëre çdo herë me përkrahje dhe me ndihma direkt të Francës. Nga një pashallëk i Beogradit u shtri shteti serb në jug mbi tokat shqiptare. Në disa konferenca ndërkombëtare për Ballkanin u morën nga shqiptarët mbi gjysma e territorit dhe iu aneksuan Serbisë. Këtu rol dominonte kishte Parisi. Kurrë nuk qëndrojë Parisi korrekt mbi shqiptarët. Në çdo takim, konferencë dhe mbledhje u morën me forcë territoret shqiptare dhe iu aneksuan Serbisë e Malit te Zi, sikundër edhe Greqisë. Tërë vendimet ishin rezultat i angazhimit politikisht dhe ushtarakisht të Francës. Tash Franca pjellën e vetë, Kosovën Veriore, të pushtuar nga serbët, punon për sanksionim juridik dhe kërkon nga Prishtina të ndërton një shtet serb. Thjeshtë liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare po lidhet me dialogun Prishtinë-Beograd dhe me Asociacionin serb në Kosovë. Çdo veprim i Kosovës po bllokohet nga Franca. Nuk po lejohet asnjë integrim i Kosovës në BE. Duhet thënë se Manuel Sarazin, i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, shumë qartë e dinë këtë.

Jo vetëm ky, por edhe përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, ai i Anglisë, i SHBA-ve, z.Eskobar etj.,e dinë se Franca qëndron kundër. Thjeshtë pse Republika e Kosovës nuk po e dëgjon Francën, kuptohet në organizimin e shtetit të ri serb në Kosovë, nuk po ka integrim. Deklaratat e dhëna për mos liberalizim te vizave, nga përfaqësuesit e ndryshëm, nuk kanë mbështetje faktike. U deklarua për të deklaruar diçka, pa ndonjë fakt që tregon shkakun e vërtetë të mos liberalizimit të vizave. Ata e dinë qartë se Franca është pengesa kryesore. Franca është krijuesja e shtetit serb. Parisi e zgjeroi si shtet në tokat shqiptare. Mbi këtë dhe për këtë nuk po bëhet as liberalizimi i vizave për Kosovën. Nuk ka shkak tjetër. Shkaku është te Franca.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".