Aksidenti tragjik i merr jetën biznesmenes shqiptare në Itali

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 11:02
Aksidenti tragjik i merr jetën biznesmenes shqiptare në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën biznesmenesshqiptare Matilda Hidri. 35-vjeçarja u shua në një aksident të rëndë që ndodhi në Genoa të Italisë, ku makina e saj u përplas “kokë më kokë” me një tjetër mjet.

Në rrugën ku ajo u përplas për vdekje gjendeshin fletushkat e picerisë që Matilda kishte inauguruar një muaj e gjysmë më parë në qendër të Xhenovas.

Aksidenti i të dielës në mëngjes, do t’i këpuste ëndrrat në mes të resë shqiptare

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një “BMË” që drejtohej nga 35-vjeçarja dhe një fuoristradë tip “Volvo” që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë 46-vjeçari, i cili për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.

Siç raportojnë mediat, Hidri ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar.

(Kosova Sot Online)