Emisari sllovak në Kosovë, nisë takimin me kryeministrin Kurti

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 14:55
Emisari sllovak në Kosovë, nisë takimin me kryeministrin Kurti

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, sot fillon vizitën e tij treditore në Kosovë.

Pak më parë ai ka mbërritur te objekti i Qeverisë, ku pritet të takohet me kryeministrin Kurti.

Takimi mes tyre u bë i ditur edhe nga Zyra për Media e Kryeministrisë dhe do të mbahet në 14:30.

Gjatë kësaj vizite, Lajçak pritet të shkojë edhe në veriun e vendit dhe në Prizren. Ai, gjithashtu, do të takohet me liderët e partive politike opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

(Kosova Sot Online)