Osmani takon kryeparlamentarin e Singaporit, flasin për thellim raportesh

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 15:23
Osmani takon kryeparlamentarin e Singaporit, flasin për thellim raportesh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin dhe një grup deputetësh.

Zyra për Komunikim e Presidentes ka njoftuar se Osmani ka folur për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Singaporit.

“Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare” ka thënë Osmani.

Osmani ka përmendur suksesin ekonomik dhe zhvillimor të Singaporit, si frymëzues për Kosovën.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka folur edhe për potencialin e intensifikimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona në mbrojtje, energji, arsim e fusha të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë biseduar për “zhvillimet globale dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara në këto kohë të sfidave madhore”. 

(Kosova Sot Online)