Ky shtet po përballet me të nxehtin më të lartë të qershorit në 150 vitet e fundit

  • E.K /
  • 28 June 2022 - 11:18
Ky shtet po përballet me të nxehtin më të lartë të qershorit në 150 vitet e fundit

Japonia po përballet me të nxehtin më të lartë të qershorit, duke shënuar rekord 150 vjeçar.

Shumë njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore si rezultat i të nxehtit përvëlues.

Një maksimum prej 34 gradë Celcius u parashikua për Tokion të martën, pas tre ditëve të njëpasnjëshme të temperaturave që kaluan 35 Celcius – moti  më i i nxehtë i qershorit që nga fillimi i regjistrimeve në 1875.

Më shumë se 250 njerëz u dërguan në spitalet në Tokio të shtunën dhe të dielën për trajtimin e goditjes nga nxehtësia, sipas gazetës Mainichi.

13 të tjerë ishin shtruar në spital deri në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale të martën.

(Kosova Sot Online)