Qëlloi me grusht policen, arrestohet i riu

  • E.K /
  • 28 June 2022 - 12:47
Qëlloi me grusht policen, arrestohet i riu

Një i ri në Tiranë është arrestuar pasi ka qëlluar me grusht një police. Sipas njoftimit të bërë nga policia i riu ka qëlluar edhe një person tjetër. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)