Krasniqi viziton Kaçanikun: Qeveria mos të penalizoj komunat

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 18:51
Krasniqi viziton Kaçanikun: Qeveria mos të penalizoj komunat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Kaçanikut, ku është pritur nga Kryetari Besim Ilazi.

Së bashku me kryetarin Ilazi, kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar palestrën e re sportive, sallën e Edukatës Fizike në shkollën “7 shtatori”, trotuarin në fshatin Stagovë dhe projekte të tjera që po ndodhin aktualisht nga buxheti komunal.

“Kisha kënaqësinë të jem përsëri në Kaçanik, për të parë nga afër punët të cilat tashmë ka filluar Kryetari i Komunës, Besim Ilazi me ekipin e tij. Ai më njoftoi për sfidat dhe vështirësitë e komunës me të cilat po ballafaqohen. Po ashtu, diskutuam për planet dhe prioritet e Kryetarit në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Së bashku vizituam disa projekte të cilat janë duke u zhvilluar me buxhetin vetanak të komunës, siç ishte për herë të parë një sallë e sporteve. Pastaj ishim në Stagovë, ku pamë punimet në trotuarin dhe ndriçimin publik, që lehtëson jetën e banorëve. U ndjeva i lehtësuar që pashë nga afër përfundimin e palestrës sportive, të cilën unë e kam iniciuar kur kam qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se është vërtetë shqetësuese që komunat e Kosovës në përgjithësi, e ato që udhëhiqen nga opozita në veçanti, janë duke u neglizhuar dhe penalizuar nga ana e pushtetit dhe Qeverisë Kurti.

(Kosova Sot Online)