Poeti Xhevdet Bajraj është kremuar, nga Meksika do të vijë vetëm hiri i tij

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 21:57
Poeti Xhevdet Bajraj është kremuar, nga Meksika do të vijë vetëm hiri i tij

Trupi i poetit Xhevdet Bajraj, i cili vdiq më 22 qershor është kremuar në Meksikë, aty ku ishte duke jetuar.

Hiri i tij do të varroset të enjten në varrezat e qytetit të Rahovecit, këtë  e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Përpara ceremonisë së varrimit në ora 14:00, komuna ka organizuar homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zybera” në orën 14:00 dhe mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës në orën 15:00.

Ndërkaq, pas funeralit në kafenenë “Hardhia” do të mbahet një orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj.

(Kosova Sot Online)