Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 22:00
Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë

Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 historinë e rrëzimit të një shtëpie shqiptare në një fshat në Fushë Kosovë.

Shtëpia e ishte e personit Adem Shurdha. Ai ishte banor i fshatit Batufc të Fushë Kosovë. I vetmi shqiptar në atë fshat, e serbët ia rrënojnë shtëpinë në mënyrë që të jetë fshati etnikisht i pastër.

“Në fillim i patën larguar të gjitha gjërat. I patën hekë edhe kafshët. Kur i patën hekur, i zoti shpisë me fëmijë ka vendosur mos me dalë. Pastaj ka ardhur grupi i dytë me polici. E kanë marrë me dhunë e ka futur në kerr. Hera e parë ka ndodhur në Kosovë mu prish një shtëpi me tokën , me tapi që thonë, e kanë rrëzuar vetëm që ishte shqiptar”, ka treguar Bylykbashi.

Ai tutje shpalosi edhe fotografitë, por tha se kishte të tjera nga kjo ngjarje e trishtë.

“Kam pasur fotografi duke qarë polici”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)