Plagosja në Pejë/ I dyshuari shtiu pesë herë me kallashnikov drejt kushëririt të tij

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 08:40
Plagosja në Pejë/ I dyshuari shtiu pesë herë me kallashnikov drejt kushëririt të tij

Mediat raportuan mbreme për një rast të rëndë në fshatin Kryshec të komunës së Pejës ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur një person.

I dyshuari ka gjuajtur pesë herë me kallashnikov në drejtim të viktimës, me të cilin kanë lidhje gjaku, ku si pasojë e plagëve të rënda viktima është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Rastin  e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur personi i dyshuar është arrestuar e po ashtu është konfiskuar edhe arma e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Krejt kjo ndodhi për shkak se i dyshuari kishte dëgjuar se viktima ka folur diku keq për të.

(Kosova Sot Online)