Aksident me vdekje/ 58-vjeçari përplas punonjësin e sinjalistikës rrugore dhe largohet

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 08:44
Aksident me vdekje/ 58-vjeçari përplas punonjësin e sinjalistikës rrugore dhe largohet

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Roskovec. Një 58-vjeçar ka përplasur për vdekje punonjësin e sinjalistikës rrugore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, ku 58-vjeçari T. H., duke lëvizur me makinë ka përplasur 45-vjeçarin M. L. dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por arrita ka zgjatur shumë pak, pasi autori ka rënë në prangat e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)