I deleguari i BE-së par dialog me Serbinë Miroslav Lajçak po i qel rishtas letrat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

I deleguari i BE-së par dialog me Serbinë Miroslav Lajçak po i qel rishtas letrat  e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
I deleguari i BE-së par dialog me Serbinë Miroslav Lajçak po i qel rishtas letrat  e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Hajrullah Tërnava

  • 29 June 2022 - 07:37

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Për tre ditë të qëndrimit të Lajçakut në Kosovë, nuk ka kaluar pa u diskutuar dhe të rihapet edhe tema e Asociacionit, me të gjitha partitë politike, pozitën dhe opozitën.

-Rrethanat në të cilat tani po zhvillohen bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuara nga i deleguari i BE-së Miroslav Lajçak, e duke i pasur parasysh situatat e krijuara mbas invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, po na japin shpresa me besua se këto bisedime të tanishme duhet të jenë më të suksesshme se ato të mëparshmet deri më tani. Këto tri ditë takime me liderët politik të Kosovës, në vizitën treditore në Kosove nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të jenë vendimtare për ta rifilluar dialogun dhe rrugëtuar drejtë marrëveshjes finale, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes për Energjinë dhe licencimin e shpejtë të kompanisë menagjuese nga ana e institucioneve të republikës së Kosovës.

Për tre ditë të qëndrimit të Lajçakut në Kosovë, nuk ka kaluar pa u diskutuar dhe të rihapet edhe tema e Asociacionit, me të gjitha partitë politike, pozitën dhe opozitën. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor, dhe gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Vizita e Lajçak vjen pesë ditë pasi Kosova dhe Serbia u akorduan në Bruksel për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, mirëpo pala Serbe ka vazhduar për të kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e cila ka shumë pika të interpretuara dhe kontestuara nga Gjykata Kushtetuese, që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në këto rrethana por edhe në këto koha që kaluan tani mbi 22 vite nga lufta e deri me tani, duhen tani që bisedimet të jenë konkrete dhe jo si deri më tani biseda të pakufishme, e që në rend të parë të arrihet njohja reciproke mes këtyre dy shteteve, sepse kësaj çështje i ndihmon edhe situatat e krijuar pas luftës që po zgjat tani e disa muaj mes Rusisë dhe Ukrainës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".