Kryetarja e Speciales anulon vizitën në Kosovë, takimi zhvillohet online

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 11:18
Kryetarja e Speciales anulon vizitën në Kosovë, takimi zhvillohet online

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Hagës, Ekaterina Trendafilova, nuk do ta vizitojë Kosovën më 4 korrik siç ishte paralajmëruar.

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet online.

“Për shkak të nivelit të lartë të kërkesave për t’u bashkuar në takim me Kryetaren e Speciales përmes Zoom gjatë periudhës së verës, ngjarja e planifikuar më 4 korrik do të zhvillohet krejtësisht online. Presidentja do të udhëtojë në Kosovë pas periudhës së verës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)