I vodhën portofolin të riut shqiptar në Itali, arrestohen 3 hajdutët pa eksperiencë

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 14:40
I vodhën portofolin të riut shqiptar në Itali, arrestohen 3 hajdutët pa eksperiencë

Shumë shpejt janë arrestuar 3 hajdutët që i vodhën një shqiptari portofolin në Corso Como në Itali.

Policia ka arritur të arrestojë tre persona: një 22-vjeçar maroken, një tunizian 17-vjeçar dhe një egjiptian 16-vjeçar, të gjithë jetonin ilegalisht në Itali, ndërkohë që rezultojnë me precedentë penale.

Tashmë autorët ndodhen në burg pasi vodhën 20-vjeçarin shqiptar.

(Kosova Sot Online)