Finalja e dialogut për marrëveshje me Serbinë vetëm me kryenegociator amerikan, evropianët kanë skenar të rrezikshëm të ndarjes

Blerim Burjani

  • 29 June 2022 - 07:32

Shkruan:ANALISTI -  Blerim Burjani

Nga Lajçak asgjë të mirë nuk do të ketë, ashtu edhe nga Borell, nga asnjëri nuk shihet se ka diçka në mbështetje të Kosovës, në dobi të Kosovës. Unë mendoj se Kosova duhet të kërkoj negociator kryesor nga SHBA-të dhe të shkëputet nga kjo linjë evropiane. Ndryshe procesi po shkon keq dhe dëmi është i madh dhe i pakthyeshëm , në ndarje të Kosovës, duke ju qasur zgjidhjes së problemit të Kosovës në mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku Kosova do të sillet para një akt të kryer.

Ai ka ardhur për të marr përgjigje për asociacionin e komunave serbe. Kjo qeveri e ka përmendur se do të rishikoj një model të themelimit të asociacionit, dhe asgjë tjetër. Prapë Kosova është në defanzivë të plotë politike , Kurti i vetëm me probleme të mëdha profesionale dhe politike nuk po arrin ta stopoj defanziven. Marrëveshja për energji në Serbi është interpretuar si hapje e rrugës për themelimin e asociacionit. Marrëveshja përfundimtar nuk do të arrihet asnjëherë përveç se Serbia gradualisht po arrin të forcoj politikën e saj për ndarje të Kosovës, që një dite ta sjell Kosovën në aktin e kryer ku s’ka shpëtim tjetër përveç ndarjes. Është një skenar dhe pritje e dhimbshme por ky film me seria po luhet për këtë qëllim, dhe fundi i këtij filmi do të jetë tragjik për Kosovën. Nga mos dija , mos guximi, mos arritja e ndryshimit të opsionit të dialogut është ardhur deri te zbatimin i marrëveshjes së kahershme për energjinë.

Nga Lajçak asgjë të mirë nuk do të ketë, ashtu edhe nga Borell, nga asnjëri nuk shihet se ka diçka në mbështetje të Kosovës, në dobi të Kosovës. Unë mendoj se Kosova duhet të kërkoj negociator kryesor nga SHBA-të dhe të shkëputet nga kjo linjë evropiane. Ndryshe procesi po shkon keq dhe dëmi është i madh dhe i pakthyeshëm , në ndarje të Kosovës, duke ju qasur zgjidhjes së problemit të Kosovës në mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku Kosova do të sillet para një akt të kryer.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".