Gjendet i vdekur një 42-vjeçar në Istog

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 15:12
Gjendet i vdekur një 42-vjeçar në Istog

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:40 është njoftuar policia se është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut. Ai është gjetur nga një fqinj i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”. Tani në konsultim me prokurorin do të vendoset nëse trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për obduksion”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)