Brnabiq: Vuçiqi po e shpjegon thelbin e hipokrizisë nga e cila po vuajmë

  • E.K /
  • 30 June 2022 - 08:31
Brnabiq: Vuçiqi po e shpjegon thelbin e hipokrizisë nga e cila po vuajmë

Ana Brnabiq, kryeministrja e Serbisë, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka shpjeguar “thelbin e hipokrizisë”, që sipas tij e ka bashkësia ndërkombëtare ndaj Beogradit e rezultat i kësaj “Serbia po vuan”, sipas Brnabiq.

“A i respektojmë rezolutat e OKB-së – apo jo? A i zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare – apo jo? Integriteti territorial i shteteve të njohura ndërkombëtarisht është i pacenueshëm – apo jo? Ne respektojmë ligjin ndërkombëtar – gjithmonë apo siç na përshtatet neve? Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shpjegoi thelbin e hipokrizisë e vuajmë çdo ditë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Vuçiq është takuar me Lajçakun ku është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Më pas, Qeveria e Kosovës ka vendosur për reciprocitet me targa me Serbinë.

Më pas kanë ardhur reagimet nga Beogradi, ku presidenti serb ka thënë se “përgjigjja e Serbisë do të jetë vdekjeprurëse”. 

(Kosova Sot Online)