Parashikimi i IHMK-së për ditët e para të korrikut

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 19:14
Parashikimi i IHMK-së për ditët e para të korrikut

Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit.

Instituti ka parashikuar se kjo situatë vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave konvektive në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës.

“Muaji qershor u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë  të mbeten prezent mbi gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjellura me reshje dhe shkarkime rrufesh”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe bëjmë apel që të respektohen këshillat e IHMK dhe të IKSHP. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i  perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)