Stavileci bën një krahasim: Jabllanoviq ofendoi nanat shqiptare, Murati krenarinë shqiptare

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 21:53
Stavileci bën një krahasim: Jabllanoviq ofendoi nanat shqiptare, Murati krenarinë shqiptare

Zyrtari i PDK-së, Blerand Stavileci ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, të bërë në vitin 2016 për veteranët.

Stavileci përmes një shkrimi në Facebook e bëri një krahasim duke thënë se Murati ofendoi renarinë shqiptare – UÇK’në, ndërsa ish-politikani serb, Aleksandër Jabllanoviq ofendoi nënat shqiptare.

Sipas tij, nuk duhet të ketë shkarkim, po përzurje dhe poshtërim.

“Hekurani a Jabllani, cili viran ma zi e bani? Njani ofendoi nanat shqiptare, tjetri krenarinë shqiptare – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Jo shkarkim, po përzanie dhe poshtnim”, tha Stavileci.


(Kosova Sot Online)