Pronarët e autobusëve në Mitrovicë po kërkojnë heqejen e minibusëve ilegalë

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 08:27
Pronarët e autobusëve në Mitrovicë po kërkojnë heqejen e minibusëve ilegalë

Shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë këtë të premte përpara ministrisë së Infrastrukturës për siç thuhet, moskrijimin e kushteve për punë.

Ata protestuan edhe dje përpara komunës së Vushtrrisë, ku u ankuan se të gjithë udhëtarët po ua marrin kombi-busët ilegal.

Pronarët e kompanive të autobusëve paralajmëruan bllokimin e autostradave e rrugëve të tjera nëse kërkesa e tyre s’merret parasysh.

(Kosova Sot Online)