Mjaftë me sjelljen dyfytyrëshe të BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

Mjaftë me sjelljen dyfytyrëshe të BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë
Mjaftë me sjelljen dyfytyrëshe të BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

Skender Mulliqi

  • 01 July 2022 - 07:42

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Lajçak dhe Borel sa herë që po e vizitojnë Kosovën, po na sjellin nervoz e asgjë pozitive. Po e qesin në tavolinë temën e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, që duhet të implementohet sipas marrëveshjeve të firmosura në Bruksel nga Thaçi dhe Mustafa. E dihet fortë mirë së Asociacioni më kompetenca ekzekutive , është në kundërshtim më 21 nëne të Kushtetutës, dhe si i tillë është edhe i pa pranueshëm për Kosovën.

-Asnjë fjalë nuk e thanë dhe nuk po e thonë së Serbia ende pa i përfunduar bisedimet duhet ta pranon pavarësinë e Kosovës. Po i bëjnë në mënyrë permanente presion Kosovës duke i bërë padrejtësi të madhe , kur dihet së kush ishte agresioni dhe kush bëri luftë mbrojtëse. BE-ja më aktin e fundit të refuzimit të vizave në Bruksel , hapur e ka favorizuar Serbinë. Pas lojës politike gati krejt përjashtuese të BE-së, tash ishte dashur ti bëhet e ditur Lajqakut nga Kurti dhe Osmani së do të pezullohen bisedimet më palën serbe.

Nuk ka çka të vazhdohet dialogu më Serbinë në këto rrethana politike përjashtuese për Kosovën dhe shqiptarët nga struktura burokratike e BE-së, dhe më këta emisarë , të cilët në shumë paraqitje publike , kanë përkrahur politikën e Serbisë hegjemoniste dhe luftënxitëse .Mjaftë është bërë me dyfytyrësi të BE-së, ndaj Kosovës. Një vendi të vogël si Kosova, ku pas përfundimit të luftës qëndruan shumë struktura qeveritare dhe jo qeveritare të tyre , dhe KFOR-i, po na lënë vendin më të varfër dhe më të izoluar , kurse në anën tjetër po e afrojnë Serbinë e pa reformuar gjithnjë e më shumë BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".