Kështu përgjigjet Kurti kur e pyesin për statuset e Hekuran Muratit

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 11:03
Kështu përgjigjet Kurti kur e pyesin për statuset e Hekuran Muratit

Kryeministri Albin Kurti nuk i ka komentuar disa postime të ministrit të Financave, Hekuran Murati, që i kishte bërë para gjashtë viteve.

Disa postime të ministrit Hekurani, që i kishte shkruar kur s’ka qenë ministër, kanë filluar të shpërndahen në rrjete sociale, duke kërkuar shkarkimin e tij. Në ato postime, Murati fliste për numrin e veteranëve.

“Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund. Kryeministri qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, ka thënë Kurti sot.

(Kosova Sot Online)