Një fëmijë goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 22:25
Një fëmijë goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Një fëmijë i gjinisë femërore është goditur nga një veturë sonte rreth orës 20:45 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:45, është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje (fëmijë). Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.
E njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.


(Kosova Sot Online)