Burim Meta zgjedhet kryetar i degës së Guxo në Ferizaj

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 16:04
Burim Meta zgjedhet kryetar i degës së Guxo në Ferizaj

Deputeti Burim Meta është zgjedhur kryetar i degës së partisë Guxo në Ferizaj.

Kryetarja e partisë, Donika Gërvalla, tha se emërimi i tij erdhi në vazhdën e emërimeve të kryetarëve të degëve të partisë së re të saj.

“Në vazhdën e kuvendeve zgjedhore, në prani të delegatëve dhe të ftuarve të shumtë, u mbajtën zgjedhjet në degën e Partisë Guxo në Ferizaj. Me votën e më shumë se 150 delegatëve të pranishëm, dr. Burim Meta, bashkëthemelues i Partisë Guxo dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, u zgjodh kryetar i degës në Ferizaj. Një falënderim i veçantë i shkon koordinatores së Vetëvendosjes në Ferizaj, profesoreshës Zogaj, e cila e nderoi kuvendin me praninë e saj”.

Gërvalla paralajmëroi edhe për zgjedhje në degë të tjera, përfshirë kryeqytetin.

“Zgjedhjet në degët e tjera do të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme deri në kuvendin qendror, i cili do të mbahet në Prishtinë në fillim të muajit shtator”.

(Kosova Sot Online)