Qeset e plastikës në Kosovë bëhen me pagesë

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 09:53
Qeset e plastikës në Kosovë bëhen me pagesë

Nga 1 janari i vitit 2023 qeset plastike në Kosovë do të bëhen me pagesë, ka bërë të ditur tzëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha.
Ajo ka thënë se tani duhet të punohet shumë në edukimin e qytetarëve për vetëdijesimin sa i përket pagesës së qeseve plastike.

“Bazuar në hulumtim dhe të dhënave nga Dogana dhe prodhuesit, ka dalë që tri opsione mund të jenë të përshtatshme për qeset plastike: 1. Që në mënyrë vullnetare qytetari të mos i marr qeset plastike në market; 2. Që të vendoset një taksë që qeset plastike të bëhen me pagesë; dhe 3. Që ato të largohen tërësisht nga tregu. Nuk kemi dashur që ta bëjmë këtë opsionin e tretë menjëherë, mirëpo fillimisht ta bëjmë opsionin me pagesë. Duhet të punojmë shumë në edukim dhe ndërgjegjësim të qytetarëve. Kemi filluar të shpërndajmë qese të biodegradueshme prej materialit në shesh të qytetit në Prishtinë. Duhet të punohet në pjesën e edukimit shumë por nuk mendoj se do të jetë problem pasi qytetar është i gatshëm ta pranojë këtë ndryshim”, ka thënë Çavdarbasha.

Sipas saj, duhet të bëhet fillimisht edhe një udhëzim administrativ i cili do ta rregullonte çështjen e pagesës së qeseve plastike.

Ndryshe, nga 1 qershori, qeset plastike janë bërë me pagesë edhe në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)