Ministri i Qeverisë Kurti flet nëse “Sunny Hill” do të mbahet edhe gjatë viteve të ardhshme në Prishtinë

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 10:26
Ministri i Qeverisë Kurti flet nëse “Sunny Hill” do të mbahet edhe gjatë viteve të ardhshme në Prishtinë

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka thënë se “Sunny Hill”, do të mbahet çdo vit siç e quajti ai në shtëpinë e përhershme Kosovë.

Ai ka thënë se janë duke biseduar për ta gjetur një zgjidhje afatgjate për “Sunny Hill”.

Këtë gusht ky festival do të mbahet në “Germi”, por nga “Sunny Hill” kërkojnë një zgjidhje më afatgjate.

“Ne jemi duke diskutuar se si duhet të gjejmë zgjidhje e qëndrueshme në mënyrë që të krijojmë hapësirë publike e cila do të shfrytëzohet nga të gjithë jo vetëm nga festivali mirëpo nga të gjithë artistët dhe të tjerë që duan që të begatojnë jetën kulturore artistike”, ka thënë ai.

“Për neve është shumë me rëndësi që dhënia e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim të bëhet në bazë të procedurave të parapara ligjore edhe gjithpërfshirja në tryezën e diskutimit. Deri tani kemi marrëveshje që të mbahet festivali në Kosovë dhe ne do të shfrytëzojmë këtë kohën e mbetur në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen e përgjithshme”, ka thënë Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)