Gjuhen me armë dy vëllëzërit pronarë të një plazhi në Vlorë, ikin pushuesit

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 15:26
Gjuhen me armë dy vëllëzërit pronarë të një plazhi në Vlorë, ikin pushuesit

Konflikti për pronësinë e plazhit është bërë shkak për të shtënat me armë në zonën e njohur ‘Bora-Bora’ në Radhimë të Vlorës.

Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronar të plazhit janë konfliktuar për administrimin e këtij plazhi.

Njëri prej tyre Beniamini ka ardhur nga Anglia dhe nga parkimi i plazhit dhe është drejtuar te “beach-bari”. Aty është qëlluar me armë nga vëllai i tij.

Nga ngjarja nuk ka të plagosur, si për vëllanë po ashtu dhe për pushuesit që ishin duke pushuar në atë moment që ka ndodhur konflikti.

Pushuesit të tronditur nga kjo ngjarje thonë se kanë dëgjuar 5-6 të shtëna dhe janë larguar me vrap të panikosur.

“Dëgjuam të shtënat dhe të gjithë ia futën vrapit. Mbase ishin 2-3 të shtëna. Nuk pamë nëse është lënduar ndonjëri. Kisha frikë por tani kaloi”, ka thënë një turisti norvegjez.

Lexo edhe: Të shtënat në Vlorë, përplasje mes vëllezërve për pronësinë e plazhit, njëri erdhi nga Anglia

“ Kishte shumë të shtëna, mbi 5-6 herë. Njerëzit u larguan me vrap. Unë kisha çupën me gjithë djalë dhe ikën me vrap, ndërsa të tjerë u fshehën këtu. Kishte shumë njerëz në plazh”.

“Isha këtu me burrin, me çupën dhe me nipin. I thashë çupës merr djalin dhe ik, dhe pastaj ata ikën. U shqetësuam. Dëgjuam shumë krisma. Policia erdhi shpejt, edhe ambulanca. Jemi të frikësuar, nuk mund të rri më këtu, do i them burrit hajde të ikim në shtëpi”.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

(Kosova Sot Online)