Të shtëna me armë zjarri në Skënderaj, arrestohet një i dyshuar

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 08:19
Të shtëna me armë zjarri në Skënderaj, arrestohet një i dyshuar

Në Skënderaj është shtënë sërish me armë zjarri. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10, teksa njoftohet për arrestimin e një personi.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Mitrovicës Fexhrije Pllana.

“Ka pas te shtëna me armë mbrëmë rreth orës 19:10 në Skenderaj. Kemi një të arrestuar”, tha ajo, duke shtuar se është në përgatitje të një komunikate për media lidhur me këtë ngjarje.

(Kosova Sot Online)