KRU “Prishtina” bën thirrje të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 08:24
KRU “Prishtina” bën thirrje të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm.

Në një njoftim për media thuhet se çdo ditë e më shumë po rriten  kërkesat për ujë të pijshëm.

“Niveli i ujit në  liqenin e Batllavës sot është minus 1.52  metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90  metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të paarsyeshme”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” thekson se  me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

“Ujin e zëvendëson vetëm uji! Andaj, t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit për periudhat vijuese! Dje dhe sot uji po keqpërdoret me të madhe, me ç’rast pikat e larta të furnizimit po kanë vështirësi në furnizim të rregullt me ujë”, thuhet më tej. 

(Kosova Sot Online)